Fajin nuk e kane gjithmonë te tjer

Fajin nuk e kane gjithmonë te tjer

Fajin nuk e kane gjithmonë te tjerët

Botuar tek gazeta Shqip

 

 

Një ndër prirjet më tipike mes shqiptarëve është padyshim që të shahet politika dhe politikanët për problemet që përballen. Për hir të së vërtetës këto sharje apo përëmime janë në më të shumtën e rasteve të merituara  mirëpo nga njëra anë nëse ngelen vetëm tek sharjet nuk zgjidhet gjë, dhe nga ana tjetër ato shërbejnë si manifestim i papërgjegjshmërisë sonë individuale ose si një arratisje nga bashkëfajësia.

Kjo pasi nëse do bëjmë një ndarje artificiale kategorish bazuar në sfera veprimtarie, del qartë që pandershmëria apo kalbësia nuk është ekskluzivitet vetëm i politikës, por është po aq në mos më shumë e lulëzuar në të tjerë sektorë të jetës, madje edhe në ato sektor që zakonisht apriori duhet të kishin përbrenda më shumë virtuozitet, rigorozitet apo moral. Kështu po të marrim si fillim shoqërinë civile, instrumentalizimi politik, varësia ndaj agjendës së diktuar nga donatorët e “jashtëm” si dhe mungesa e transparencës së administrimit të buxheteve, mungesa e vullnetariatit apo misionit të qartë të organizatave nuk e bën këtë sektor të tretë më pak të përlyer se politika. Po të shihen institucionet fetare ku, helbete, morali e pastërtia pretendohen të jenë të nivelit superior, shikojmë që shpesh institucionet fetare tona janë zgjatime të interesave të huaja, servile ndaj sponsorizuesve financiar që vijnë nga jashtë dhe hera herës me konflikte të ndezura meskine të brendshme. Bota akademike pastaj është një  kusur më vete, me ndonjë përjashtim të rralle të ndonjë individi virtuoz, apo ndonjë institucioni që ende ka ngelur oaz, në përgjithësi karakterizohet nga plagjiarizmi, seniliteti , steriliteti, mediokriteti e ryshfetet për provimet. Diëka e ngjashme mund të thuhet edhe për median, ku me përjashtime të rralla, pamundësia për të nxjerrë para drejtpërdrejtë nga reklamat, apo abonimet e shitjet, ka bërë që media shqiptare të ketë një varësi tek interesa të tretë të pronarëve përkatës, të cilët shpesh e instrumentalizojnë institucionin mediatik që zotërojnë për të bërë shantazh, shtënë në dorë favore ose për të siguruar imunitet.

Sharja apo përëmimi i politikanëve është një gjë që mund të bëhet shumë lehtë pasi nuk kërkon mundim të madh, mirëpo konkurrimi, zëvendësimi, ndryshimi i tyre është një gjë shumë më e vështirë për t’u realizuar, mirëpo kur vjen tek këto të fundit njerëzit tërhiqen. Megjithatë nuk pritet që të gjithë të kenë dellin e politikanit që të garojnë për të rivalizuar ekzistuesit. Gjithsesi të gjithë individët kanë një rol në shoqëri.  Fakti që për shumicën nga ne është e vështirë e mbase e pamundur që personalisht të zëvendësojmë apo ndryshojmë lidershipin politik nuk do të thotë që të mos bëjmë asgjë. Edmund Burke dikur thoshte që nuk ka gabim më të madh sesa të mos bësh asgjë sepse mendon se i vetëm mund të bësh shumë pak.  Në fakt zhvillimi i shoqërisë vjen pikërisht si agregat i atyre shumë pak gjërave që ne si individ bëjmë. Mund të bëhet shumë edhe pa qenë politikan, duke punuar me ndershmëri, rigorozitet e përkushtim nëpër punë të ndryshme që i përkasin të tjerave sfera të jetës.

Nuk është qëllimi i këtij artikulli ti bëj apologji politikës, por që të nxjerrë në pah fenomenin e bashkëfajësisë si një ndër faktorët kryesor që bën të mundur jetëgjatësinë e një sistemi, politike apo gjendje të padrejtë. Për të kuptuar mirë sesi funksionon një sistem i mbështetur tek padrejtësia, do ishte e përshtatshme që të shihej literatura që trajton totalitarizmin dhe konkluzionet e nxjerrë nga disa nga ekspertet më të mirë të fushës si Raymond Aron dhe Hannah Arendt. Sipas tyre sistemi nazist nuk bazohej thjesht ne dhune, terror, kontroll e propagande, por mbështetej edhe tek bashkëfajësia e qytetareve te cilët qëndruan mënjanë dhe me indiferencën ose përfshirjen e tyre sado të zbehte bënin të mundur që nazizmi të lulëzonte. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qindra mijëra njerëz të cilët në vetvete ishin rob të urtë, që zbatonin ligjin dhe ishin të sjellshëm por që nuk lëvizën asnjë gur kur bashkëqytetarët e tyre ishin duke u masakruar. Në fakt këta njerëz justifikojnë pasivitetin e tyre duke mohuar ëdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë e duke ia mveshur fajin vetëm Hitlerit dhe hierarkisë naziste. Mes këtyre njerëzve bënin pjesë makinistët apo trenistët që ëonin trenat me hebrenj për t’u masakruar në Aushvic. Pa këta individë ato trena me siguri nuk kishin për të lëvizur.

Mirëpo po qe se ata nuk do të kishin heshtur ai sistem nuk do të kishte funksionuar dhe tek kjo logjikë është mbështetur edhe ideja e mosbindjes civile e praktikuar nga Mahtma Gandi dhe Martin Luter King. Ky i fundit deklaronte që nuk mund të të hipi kush sipër nëse ti nuk përkulesh dhe bënte thirrje që njerëzit të bënin rezistencë jo të dhunshme ndaj qeverisë. Mosbindja civile nënkuptonte ndërmarrjen e një veprimi në mënyrë të ndërgjegjshme duke rrezikuar ndëshkim ligjor por me qëllim që të thyej një prirje apo zbërthejë një sistem. Kjo është arsyeja pse Roza Parks në 1955 me vetëdije e kurajë qytetare vendosi që të mos i bindej rregullave raciste duke mos pranuar që të braktiste sediljen e saj në autobus për t’ia lënë vendin një pasagjeri të bardhë. Me këtë akt ajo ia doli që të dramatizojë një ëështje të zakonshme në atë farë mase, sa nuk mund të injorohej më.

Lidhjen mes bashkëfajësisë dhe një sistemi e kishte kuptuar mirë gjenerali fashist Alfred Stroessner, i cili ia doli që ta sundonte Paraguain si diktator për 45 vjet jo vetëm nëpërmjet dhunës, por duke instrumentalizuar elementin e bashkëfajësisë. Ai udhëzonte bashkëpunëtorët e vetë që ta përhapnin korrupsionin, të joshnin sa më shumë njerëz që të ngjyenin gishtin, dikush më shumë e dikush më pak por që të gjithë të bëheshin palë, në mënyrë që asnjë të mos kishte të drejtë morale e gojë për të folur e për të ngritur krye.

Për ilustrim në rastin e Shqipërisë pak më shumë kurajë qytetare mbase do të përkthehej në një evitim të Gërdecit dhe ndalimin e korrupsionit apo abuzimit politik. Kështu nëse gjeneralët, inspektorët e shëndetit, inspektorët e punës apo të tjerë zyrtarë të niveleve të ulta të cilët në punët e tyre të përditshme kanë firmosur dokumente apo mbyllur një sy duke toleruar ndërtimin dhe funksionimin e asaj fabrike të vdekjes,; do të kishin rrezikuar postin  e tyre të punës duke zemëruar eprorët e nëpërmjet mosbindjes ndaj urdhrave të paligjshëm e abuziv për hir të profesionalizmit dhe ndershmërisë atëherë mbase ajo tragjedi nuk do të kishte ndodhur. Këta individë të posteve të ulta me heshtjen e tyre janë bashkëfajtor, dhe pavarësisht se mund të ketë në të ardhmen një ministër apo gjeneral të ndëshkuar, janë dhjetëra ofiqarë të tjerë të thjeshtë që puna i ka lidhur dhe i ka vënë në dijeni për atë rrezik por që nuk bënë zë dhe për rrjedhojë janë palë në krim. 

            Dhe nuk është puna vetëm tek ata zyrtarë të cilët po të kishin pasur pak më shumë kurajë dhe profesionalizëm në mos do kishin ndaluar Gërdecin, të paktën do të kishin drejtuar gishtin tek ai problem e tashmë do mund të flinin të qetë me shprehjen “e thashë dhe shpëtova shpirtin tim”. Bëhet fjalë për më gjerë, për një prirje masive të shoqërisë sonë ku indiferenca, pasiviteti, dëgjueshmëria, përulja, përfshirja, implikimi janë bërë pjesë e jetës së përditshme, dhe janë këta njerëz të thjeshtë që nuk e kuptojnë se me këtë bashkëfajësi janë shndërruar njëherazi në xhelatë dhe viktima. Kjo është një ndër arsyet pse anëtarët e shoqërisë sonë i presin ndryshimet nga lartë, si me shkopin magjik të Merlinit, janë në kërkim e pritje të një lideri shpëtimtar, të iluduar se zhvillimet politike pozitive janë te mundura vetëm falë vullnetit të ndonjë lideri energjetik e të papërlyer por pa kuptuar se  ndryshimet janë rezultat i një konteksti shume me te gjere konjuktural ku ata janë aktor thelbësor. Pra nuk është e thënë që individët e shoqërisë sonë të jenë ose flamurmbajtës në krye të betejës ose hië fare, ka mundësi të ndërmjetme për ta ndryshuar vendin tonë nëpërmjet kontributit personal, papajtueshmërisë nëpërmjet një lloj heroizmi të përditshëm që nuk shpërblehet me lavdet dhe famën që merr një politikan, por që gjithsesi meriton po aq kurora dafinash për rëndësinë që ka. Këtu bëhet fjalë veëanërisht për ata që deri tani vetëm kanë derdhur vrer me tërsëllim ndaj politikanëve por që kur atyre personalisht iu është dhënë mundësia për të abuzuar nuk kanë nguruar. Sepse ata kanë aplikuar vetë një filozofi hajduti e tipit  “po nuk e vodha unë dikush tjetër do ta vjedhë prandaj më mirë po e vjedh vetë sesa ta vjedhë tjetërkush”. Kjo do të thotë që secili duhet ta shoh veten si aktor e jo si populli që na qenkërka gjithmonë i pafajshëm e ku faji e përgjegjësia ngelet gjithmonë jetim. Politikanët kanë shumë përgjegjësi dhe do ishte mirë që politikanët e këqij të largoheshin dhe zëvendësoheshin, përveëse të shaheshin. Mirëpo kjo gjë nuk do të thotë që ne thjesht të eksternalizojmë përgjegjësitë individuale dhe ta quajmë veten të larë në këtë situatë. Përkundrazi ëdo individ ka një rol, duke aplikuar një etikë, ndershmëri apo përgjegjësi individuale në pozicionet apo veprimtaritë e përditshme mund të jepej kontributi i parë i individëve të shoqërisë shqiptarë për t’i bërë ballë kësaj epidemie kriminalizimi të shoqërisë sonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top